FOTO LAJM/ Ja kush është personi tjetër në kërkim për grabitjen e...

FOTO LAJM/ Ja kush është personi tjetër në kërkim për grabitjen e blindave më para

44
0
Shares

Personi që shihni në foto quhet Klement Çala, 28 vjeç nga Elbasani i cili po verifikohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për një përfshirje të mundshme të tij në grupin e grabitësve blindave me para në aksin Qafë Kashar – Rinas.
Teksa numri i të arrestuarve ka shkuar në 6, sipas burimeve për Report TV, numri i personave që po verifikohen si të dyshuar si pjesë e grupit qe grabiti 3.2 milionë dollarë arrin në 12.
Po përse po verifikohet Klement Çala i riu nga Elbasani?
Sipas hetuesve ai është person me precedent penal në grabitjen e bankave dhe së bashku me kreun e grupit të grabitësve Admir Nikaj (Murataj) në vitin 2013 kanë grabitur bankën kombëtare në Larisa të Greqisë duke marrë prej aty 1 milion euro.
Çala u prangos 1 vit më parë nga policia e Vlorës por ajo çfarë e bën rastin e tij një procedurë të dyshimtë është fakti se pasi ka qëndruar vetëm 3 muaj në qeli ai ka mundur të fitojë sërish lirinë me një vendim të gjykatës së Vlorës.
Ky vendim dhe pse Çala kërkohej nga autoritetet Greke dhe akuzohej për arratisje nga burgu, grabitje e armëmbajtje s’ka ndikuar aspak tek gjykatësit të cilët i dhanë lirinë.
Aktualisht ai është në kërkim dhe po ashtu policia shqiptare ka njoftuar Interpolin për arrestimin e 28-vjeçarit.
Çala rezulton një lidhje e vjetër e Murataj dhe grupit të shqiptarëve të arratisur nga Burgu i Trikalas në Greqi, ndërsa në grabitjen e majit të vitit 2013 së bashku me të e Muratajn mori pjesë dhe Ermal Litaj i arrestuar më pas nga policia greke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY