Reagon Basha pas urdhrit të KQZ për partitë e vogla dhe LIBRA-n...

Reagon Basha pas urdhrit të KQZ për partitë e vogla dhe LIBRA-n e Blushit

51
0
Shares

Kreu demokrat Basha ka reaguar sot pas urdhrit të KQZ për të shtyrë regjistrimin e partive për zgjedhjet e 18 qershorit, mes tyre edhe LIBRA e Blushit. Ai ka thënë se Rama ka futur cdo mjet që të blejë zgjedhjet. Akti i KQZ që penalizon edhe LIBRA-n e Blushit është kundër zgjedhjeve të lira tha Basha.
DEKLARATA:
Përpjekja për të penguar pjesëmarrjen e disa subjekteve politike në zgjedhje duke përfshirë partinë e Blushit është akti i fundit i Ramës kundër zgjedhjeve të lira.
Ai ka futur në punë çdo mjet e levë që ka në dorë për të vjedhur zgjedhjet. Liron një bandë, shpik diagnozë për të nxjerrë një kriminel nga burgu, numëron tonelatat e drogës dhe lekët e pista me të cilat do të blejë zgjedhjet. Të gjithë këto për të ndalur vullnetin e lirë të njerëzve. Prandaj ka 1 vit që kundërshton votimin dhe numërimin elektronik.
Kjo e fundit është një provë më shumë se Edi Rama është rreziku më i madh për votën dhe demokracinë në Shqipëri. Ky është një moment kritik për vendin.
Me #18Shkurt #NgrihemiBashkë me cdo shqiptar që beson tek demokracia dhe zgjedhjet e lira, për fatin e vendit, për fatin e fëmijëve tanë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY