Basha në Kelmend: Qëndresa juaj ndaj komunizmit frymëzim për tu bërë ballë...

Basha në Kelmend: Qëndresa juaj ndaj komunizmit frymëzim për tu bërë ballë oligarkëve të sotëm

53
0
Shares

Kryedemokrati Lulzim Basha mori pjesë në përkujtimin e 72 vjetorit të qëndresës së Kelmentit ndaj kërcënimit komunist. I pritur nga banorët e Kelmendit, zoti Basha vendosi një kurorë me lule pranë monumentit përkujtimor të Prek Calit dhe luftëtarëve të tjerë të kësaj Malësie, qëndresa e të cilëve u kthye në monumentin e parë të antikomunizmit në Shqipëri.
 Qëndresa e kelmendasve ndaj dhunës dhe terrorit komunist, tha Basha, është një burim frymëzimi që sot, qytetarët, të rinjtë ti bëjnë ballë sundimit të një grushti qeveritarësh e oligarkësh, të zhytur në krim e korrupsion që duan t’u mohojnë shqiptarëve të drejtën themelore, të drejtën e votës.
 “Përfaqësues të denjë të virtyteve dhe të genit iliro-shqiptar, pasardhës të heronjve të shqiptarizmit, të cilëve iu këndoi Gjergj Fishta në “Lahutën e Malësisë”, pasardhës të Prek Calit dhe të burrave të tjerë kelmendas, të cilët 72 vite më parë shkruan në këto male me qëndresën dhe heroizmin e tyre një epope të denjë për lavdinë e shekujve”, kështu iu drejtua Basha të pranishmëve në aktivitetin që u zhvillua në Tamarë.
 “Ata u bashkuan për t’i thënë jo komunizmit të dhunshëm që ishte lëshuar në këto anë me barbari, me forca të armatosura, për të shtruar dhe nënshtruar këtë krahinë, këtë popull krenar, këtë themel të vlerave të shqiptarisë, që ka derdhur gjak për të ruajtur nderin, flamurin kombëtar, vatrën, traditën dhe dinjitetin”, shtoi Basha.
 Virtyt të malësorëve, e quajti kryedemokrati Basha, përballjen dhe heroizmin për atdheun, pavarësisht çmimit që duhet paguar.
 
Kryedemokrati Basha nga Kelmendi deklaroi se sot që populli ka vendosur të marrë fatin në duart e tij, e vetmja rrugëdalje për qeverinë është t’i vjedhë votat. DRONI.al

425a8869
 
425a9111

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY