Basha takim në njësinë 4, Tiranë: Diçka e madhe po ndodh, ndaj...

Basha takim në njësinë 4, Tiranë: Diçka e madhe po ndodh, ndaj në 18 shkurt të gjithë bashkë në protestë

35
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi qytetarë të njësisë 4 në Tiranë të cilët i ftoi të bashkohen më 18 shkurt, në një lëvizje mbarëpopullore për të ngritur njëzëri problemet e tyre. Zoti Basha takoi edhe sipërmarrës të zonës, të rrënuar nga kriza ekonomike, nga rënia e konsumit të mallrave dhe taksimit të papërballueshëm.
“Njerëzit po vrasin frikën dhe me kurajo po bashkohen me njëri-tjetrin për të ndarë të gjithë së bashku hallet dhe brengat që i kanë vënë përposhtë një nga një,  këto katër vite, një nga një, secili ka patur hallin e tij apo të saj të papunësisë të shkarkimit arbitrar nga puna, të mbylljes së biznesit të vogël, të shëndetësisë në kolaps, të arsimit që nuk ofron asgjë për fëmijët e shqiptarëvet”, tha Basha.
Për kryedemokratin Basha, lëvizja e datës 18 shkurtit vjen si mposhtje e frikës ndaj shtypjes dhe arrogancës së pushtetit përmes instrumentit më demokratik të qytetarëve: manifestimit paqësor mbarëpopullor.
“Por ajo që po ndodh, ajo që shoh kudo, shoh dhe sot këtu në këtë lagje të Tiranës, në mes të qytetarëve të Tiranës, është një vendosmëri e madhe për të mos e lejuar këtë të keqe të vazhdojë më. Do të jetë një manifestim i jashtëzakonshëm, një madhështi që vjen nga bashkimi i qytetarëve, por po kështu do të jetë një rast edhe për ti treguar botës mbarë qytetarinë tonë, me një protestë paqësore,  demokratike, por të vendosur deri në realizimin e objektivave të qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira e të ndershme”.
Për Lulzim Bashën, kur shqiptarët ngrihen bashkë duke mposhtur frikën, kthehen edhe në ilacin më të mirë të demokracisë.
“Ata që i fryjnë tamtameve të frikës, janë ata që kanë frikë nga bashkimi qytetar, nga bashkimi popullor. Bashkimi i qytetarëve është ilaçi i vetëm i popujve të qytetëruar. Është ilaçi i vetëm për demokracinë e grabitur për ëndrrat e nëpërkëmbura, për shpresat dhe mundësinë që kanë vrarë çdo qytetar e në veçanti për rininë shqiptare. Diçka e madhe po ndodh dhe është përtej axhendës tonë politike, sepse është axhenda e çdo qytetari shqiptar, është axhenda e gjithë Shqipërisë edhe e këtyre fëmijëve për nesër. Prandaj, të gjithë bashkë, ju ftoj të dalim në shesh të shtunën në orën 12 të marrim vendimin e madh”.

lulzim basha, takim tirane1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY