Gjirokastër, sherr me thika, 16-vjeçari plagos me thikë babë e bir

Gjirokastër, sherr me thika, 16-vjeçari plagos me thikë babë e bir

40
0
Shares

Një 16-vjeçar nga Gjirokastra është vënë në pranga ditën e sotme, pasi akuzohet për plagosjes e dy personave, babë e bir. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “18 Shtatori” të Gjirokastrës, ku shkak është bërë një sherr i nisur mes 16-vjeçarit me inicialet N. K., dhe 17-vjeçarit, Xh.D.
Teksa dy të rinjtë po konfliktoheshin, babai i këtij të fundit ka ndërhyrë për t’i ndarë, por 16-vjeçari ka nxjerrë një thikë, me të cilën i ka plagosur të dy.
Adoleshenti i plagosur, 17-vjeçari Xh. D., dhe babai i tij A. D., 45 vjeç, janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe shkaqeve të konfliktit mes adoleshentëve.
Materialet në ngarkim të 16-vjeçarit N. K., i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY