VIDEO/ Aeroplani përplaset me drerin, shpëtojnë 44 udhëtarët

VIDEO/ Aeroplani përplaset me drerin, shpëtojnë 44 udhëtarët

35
0
Shares

Një aeroplan rajonal u përfshi në një aksident të pazakontë, pasi u përplas me një dre, duke rrezikuar shpërthimin e flakëve.
Ngjarja ndodhi në aeroportin ndërkombëtar Charlotte Douglas, rreth mesditës së të mërkurës. 
Aeroplani i American Eagle u drejtua për në Aeroportin Ndërkombëtar Gulfport-Biloxi, në Misisipi, me 44 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit në bord, tha zëdhënësja.
Avioni goditi një dre gjatë përpjekjes për t’u ngritur në fluturim. Ekipet zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes duke evituar një zjarr për shkak të rrjedhjes së karburantit.
Rreth 250 avionë janë dëmtuar që prej vitit 1990 e këtej për shkak të kafshëve të egra, ku pjesa më e madhe e zënë shpendët. Në vitin 2015, zogjtë zinin 96% të incidenteve, të ndjekura nga lakuriqët e natës me 2.3%, gjitarët tokësor, me 1.6% dhe zvarranikët me 0.3 %.
Rasti më i rëndë është ai i 15 janarit të vitit 2009 kur një avion që udhëtonte nga Kanadaja u detyrua të bënte ulje emergjente në lumin Hudson, pasi patat e egra u futën në të dy motorët e avionit. Të gjithë pasagjerët shpëtuan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY