VIDEO/ Saimir Tahiri “i hakërrohet” gazetarëve për moszbardhejn e grabitjes së bankave

VIDEO/ Saimir Tahiri “i hakërrohet” gazetarëve për moszbardhejn e grabitjes së bankave

44
0
Shares

Ministri i Brendshëm ka demonstruar dy gjendje të ndryshme “emocionale”, vetëm në pak minuta, sot.
Ndërsa nuk e fshinte krenarinë për komisariatin e ri nr. 6 që po ju bënte “dhuratë” banorëve të Kombinatit, Vaqarrit, Pezës, etj, kur u pyet nga gazetarët për moszbardhjen grabitjes më të fundit të bankës, ai ju “hakërrye”a tyre, që guxuan dhe kërkuan zbardhjen e kësaj grabitje.
“Më rezulton se për ju ditë të shënuara janë kur ndodhin ngjarje. Dhe nuk e falënderoni Policinë kur i zbardh ngjarjet. Më rezulton se policia ka zbardhur grabitje bankash dhe po punon për zbardhjen e të tjerave.
Në asnjë vend të botës nuk mund të zbardhen ngjarje brenda orës apo brenda ditës. Bëni durim dhe rezultatet do të vijnë”, ishte reagimi i Tahirit dhe demonstrimi i gjendjes tjetër të tij, ndërsa po mundohej ti shpëtonte pyetjeve të tjera, të mundshme, të gazetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY