Deputetja e PD u bën thirrje qytetarëve të qarkut Kukës: Mos e...

Deputetja e PD u bën thirrje qytetarëve të qarkut Kukës: Mos e lini Shqipërinë

44
0
Shares

Mimoza Hajdarmataj, deputetja e PD  merr fjalën për procedurë për të nxjerrë në pah një shqetësim në lidhje me rritjen e trafikimit të qenieve njerëzore nga veriu i Shqipërisë posaçërisht nga qarku i Kukësit  për shkak të varfërisë .
“Alarmi kësaj radhe vjen nga Londra  ku kjo po bëhet aq shqetësuese sa pritet të bëhet axhendë diskutimi edhe nga Parlamenti Britanik. Ndërkohë që Parlamenti i Shqipërisë nuk e ka konsideruar asnjëherë shqetësimin e emigrimit të lartë që ka shoqëruar vendin në këto 3 vjet. Qeveria mendon vetëm për të  manipuluar vendin me retorikë dhe nuk ia ndjen për reezikun që po iu kanoset jetëve të shumë fëmijëve dhe grave nga trafikimi. Në mungesë të kësaj vëmëndje dua tju bëj thirrje banorëve të Kukësit, Hasit dhe Tropojës që mos e braktisni vendin. Tirana është më afër se cdo qytet tjetër europian për tu bashkuar të gjithë në protesta për ta rrëzuar këtë oligarki. 18 shkurti është afër për ta hequr qafe zgjedhën e tyre dhe për ti kthyer vendit shpresën për të jetur këtu në vendin tonë ” ka thënë Hajdarmataj në Parlament.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY