FOTO/ Kush është shqiptarja që kaloi drogën me valixhe, si u arrestua...

FOTO/ Kush është shqiptarja që kaloi drogën me valixhe, si u arrestua nga policia greke

54
0
Shares

Një vajzë shqiptare 22-vjeçare u vu në pranga gjatë ditës së djeshme nga policia greke në Igumenicë. Ajo u kap me një valixhe me kanabis. E reja do ta trafikonte lëndën narkotike me një autobus linje drejt Greqisë.
E arrestuara është Emiljana Kokoni, me origjinë nga Lushnja. Ajo e ka nisur udhëtimin e saj me një taksi në Sarandë, ku pasi ka kaluar Qafë-Botën ka mbërritur në doganën greke. Më tej ajo ka marrë autobusin Mavromat-Igumenice, ndërsa me vete kishte vetëm një çantë dore, jo valixhe.
Në fshatin Asproklis, Igumenicë shqiptarja ka kërkuar të ndalojë autobusi dhe nga një person i paidentifikuar ka marrë një valixhe. Autobusi më pas ka ndaluar në stacionin e Igumenicës, ku ajo ka zbritur dhe po priste autobusin e radhës për në Athinë, shkruan Balkanëeb. Pas kësaj, ka ndërhyrë policia dhe e ka arrestuar.
Valixhja dyshohet se ka kaluar nga kufiri i gjelbër deri në Asproklis ku i është dorëzuar më pas lushnjares që u arrestua në stacion. Pas kontrollit, në valixhen e saj janë gjetur dhe sekuestruar 4 pako me 13 kg e 616 gram marijuanë, ndërsa dyshohet se kishte si destinacion Athinën.
trytrfyr4uyhrs

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY