Shkëlzen Berisha: Alooooo prokuroria …!

Shkëlzen Berisha: Alooooo prokuroria …!

51
0
Shares

Shkëlzen Berisha, i ka kërkuar sot Prokurorisë në një mënyrë ironike, fillimin e mundshëm të hetimeve për akuzat e rënda të bëra në adresë të kryeministrit nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook” me titullin “Aloooo Prokuroria…”, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha i kujton organit të akuzës edhe deklaratat e Petrit Vasilit dhe ministrit, Lefter Koka sa i përket lidhjes sipas tyre të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me trafikun e drogës.
Në mënyrë ironike, Shkëlzen Berisha pyet në se, “ka ndonjë nen në Kodin Penal ku thuhet se akuzat për drogën nuk duhen hetuar nëse bëhen nga ministra?”.

Postimi i plotë i Shkëlzen Berishës në “Facebook”

Aloooo prokuroria …


aloMinistri qe iku (Manjani) tha se e shkarkoi droga. Ministri qe e zevendesoi (Vasili) keshillonte publikisht koleget deputete te kishin kujdes nga droga qe do u fuste ne makine ministri i rendit (Tahiri). Ndersa ministri qe nuk levizi (Koka) tha se na ka mbytur droga.
A ka ndonje prokuror apo gjykates qe i degjon keto akuza per droge apo mendojne se jane akuza politike dhe prandaj nuk ja vlen te hetohen ?
Nuk di ne cilin nen te kodit penal thuhet se akuzat per perdorimin, menaxhimin apo trafikimin e lendeve narkotike nuk duhen hetuar nese behen nga ministrat ?!?!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY