Eurodeputetët: Hapja e negociatave me Shqipërinë pas zgjedhjeve të 18 qershorit

Eurodeputetët: Hapja e negociatave me Shqipërinë pas zgjedhjeve të 18 qershorit

56
0
Shares

Në debatin e zhvilluar për draft-rezolutën për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian mesazhi kryesor që raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ka përçuar ishte se hapja e negociatave të anëtarësimit të vendit në BE duhet të nisë me fillimin e zbatimit të ligjit të Vetting-ut.
Por eurodeputetët e tjerë konsiderojnë se momenti i duhur për hapjen e negociatave të anëtarësimit është pas zgjedhjeve të 18 qershorit.
Shqipërisë i kërkohet përshpejtimi i zbatimit të reformës të administratës civile, që nuk po ecën me ritmet e pritura si dhe rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit.
Ndërsa Eduard Kukan ka theksuar se është shumë e rëndësishme që Shqipëria të përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe se është shqetësuese që afatet për reformën zgjedhore nuk po respektohen.
“I bëj thirrje politikanëve shqiptarë që të përshpejtojnë për përgatitjet e zgjedhjeve. Duhet të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODHIR dhe shpreh shqetësim për mungesën e progresit në kalimin e legjislacionit të nevojshëm në Parlament”, u shpreh Kukan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY