Vijon mbledhja e BDI, ja cfarë deklaron zëdhënsi për marrëveshjen

Vijon mbledhja e BDI, ja cfarë deklaron zëdhënsi për marrëveshjen

38
0
Shares

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani deklaroi para medieve se ende nuk ka një konturim përfundimtar të marrëveshjes për një qeveri me Gruevskin për sa kohë brenda kryesisë së BDI vijojnë të diktohen të gjithë skenarët e mundshëm.

“Dëshiroj t’i demantoj të gjitha spekulimet, se në kryesinë e BDI është marrë vendim për njërin nga pesë opsionet që janë shtruar në tavolinë. Procesi i debatit po vazhdon dhe anëtarët e kryesisë dhe deputetët po japin pro dhe kundra, dhe se në asnjë moment nuk është arritur të formulohet ndonjë propozim i cili do të jepet për vendosje. Për momentin nuk ka asnjë vendim dhe se po bisedohet për gjitha opsionet dhe se të pesë opsionet mbeten të plotëfuqishme për momentin”, tha Osmani.

Megjithatë kryesia e BDI deklaroi se shumë shpejt do të jetë një vendim zyrtar lidhur me koalicionin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY