Elvis Naçi dorëhiqet nga detyra në KMSH

Elvis Naçi dorëhiqet nga detyra në KMSH

62
0
Shares

Imami i Xhamisë së Tabakëve në Tiranë, Elvis Naçi ka njoftuar se nuk do të mbajë më detyrën e Drejtorit të Thirrjes në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë duke zgjedhur të largohet.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Naçi ka shpjeguar se ai ka dhënë dorëheqjen nga detyra në institucionin e KMSH-së  duke shpjeguar se ka në plan që të fokusohet në hapjen e një fondacioni bamirësie.
“Të nderuar Vellezer dhe Motra për shkak të interesimit ju informoj se kam dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Drejtorisë së Mesazhit Islam në Komunitetin Musliman Shqiptar për shkak të ngarkeses duke qenë se jam imam dhe ligjerues në Xhaminë e Tabakëve, Tiranë dhe sefundmi kam hapur një fondacion Bamirës dhe kulturor e kisha të pamundur në aspektin kohor të menaxhoja Drejtorinë në fjalë. Qofshim të gjithe sëbashku në Kujdesin e te Madhit Zot dhe në paqe! Amin!”., – shkroi ai në Facebook.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY