Shtetasi që ra nga kati i 7-të në Durrës ish-ministri i Rendit

Shtetasi që ra nga kati i 7-të në Durrës ish-ministri i Rendit

48
0
Shares

Shtetasi që humbi jetën duke rënë nga kati i shtatë ishte Ish-ministri i Rendit, Vladimir Hysi, 65 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në lagjen Nr.13, tek Shkëmbi i Kavajës.
65- vjeçari ka qenë në banesën e motrës së tij, i cili tek ballkoni ka hipur në një shkallë për të prerë degët e pemevë dekorative të mbjella në vazo, nga ku është rrëzuar në tokë e për pasojë ka humbur jetën.
Dyshohet se ai ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë është rrëzuar. Rënia nga lartësia dhe përplasja në tokë ka qenë fatale për ish-ministrin, i cili ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve të marra në trup.
Vladimir Hysi ka qenë ministër i Rendit Publik nga dhjetori i vitit 1991 deri në prill të 1992.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY