DETAJE/ Ja pse u ther 22-vjeçari në Vlorë

DETAJE/ Ja pse u ther 22-vjeçari në Vlorë

48
0
Shares

Dalin detajet e parë për shkakun e ngjarjes, me pasojë një të vdekur, sot në Vlorë. Nga hetimet paraprake, mësohet se një borxh dyshohet se ka qenë shkaku për vrasjen me thikë të 22-vjeçarit Armando Rrapaj.
Nga dëshmitë e para, mësohet se, viktima kishte qëndruar gjatë gjithë paradites së sotme deri në momentin e vrasjes me Klevis Merkaj, ku kishin diskutuar për një borxh që Armando Rrapaj dyshohej se iu kishte dy vëllezërve.
Por, dy personat nuk janë marrë vesh dhe Klevis Merkaj 27 vjeç është konfliktuar verbalisht me viktimën, ndërsa më pas është futur edhe vëllai tjetër Novruz Merkaj 20 vjeç. Nga dëshmitarët është pohuar se Armando Rrapaj ka goditur me gurë Klevis Merkaj dhe më pas është futur në sherr edhe vëllai i tij Novruzi.
Sherri është përshkallëzuar në përdorimin e armëve të ftohta dhe Armando Rrapaj është qëlluar me thikë, e cila i ka prekur zemrën. Ndërkaq burime nga spitali i Vlorës thanë se mjekët nuk kanë arritur dot t’i mbyllnin plagët në zemër dhe 22-vjeçari ka humbur jetën për shkak të hemorragjisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY