EMRI/ Atentat në Peqin, policia bllokon gëzhojat në vendin e ngjarjes, por...

EMRI/ Atentat në Peqin, policia bllokon gëzhojat në vendin e ngjarjes, por nuk gjen armën e krimit

52
0
Shares

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë  arrestimin në flagrancë të Albi  Bashaliu, 28 vjeç, banues në fshatin Gjocaj.
Arrestimi i tij u bë pasi, në fshatin Gjocaj , gjatë një konflikti  për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të V. SH., 57 vjeç, banues në fshatin Gjocaj dhe A. B., 38 vjeç, banues në Peqin.
Si pasojë  e të shtënave, nuk ka pasur të dëmtuar.
Policia nuk ka mundur të gjejë e bllokojë armën e krimit, ndërsa bën të ditur se ka sekuestruar në vendngjarje në cilësinë e provës materiale: 18 gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62 mm; 1 fishek i pa plasur model 56 të kalibrit 7.62 mm; Automjetin tip Volkswagen me targa AA 226 ES në pronësi të shtetasit A. B., 38 vjeç, banues në Peqin.
Policia vazhdon punën për gjetjen e armës së zjarrit  dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar  nga  nenet 76, 278, 150 dhe 22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY