Fshehu vrasjet e vitit 2016, gazetarët kryqëzojnë Policinë

Fshehu vrasjet e vitit 2016, gazetarët kryqëzojnë Policinë

56
0
Shares

Gazetarët janë përplasur me policinë për numrin e të vrarëve gjatë vitit 2016.
“Përplasje” mes policisë dhe gazetarëve për shifrat e të vrarëve ndodhi mbrëmë gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

flamur vezaj1
Flamur Vezaj

Specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Policinë e Shtetit, Agron Hysaj, bëri publikë se gjatë vitit 2016 kishin ndodhur 71 ngjarje me 82 viktima, gazetari i kronikës së zezë, Flamur Vezaj, e hodhi poshtë këtë duke deklaruar se sipas tij kanë ndodhur 81 ngjarje me 93 viktima.

agron hysaj1
Agron Hysaj

Për specialistin Hysaj shifrat e tij ishin zyrtare dhe të pakontestueshme, gazetari Vezajt publikoi të gjitha komunikatat zyrtare mujore të Policisë së Shtetit, shuma e të cilave në fund rezulton edhe shifra e viktimave të dhënë prej tij. Ja dhe tabela.


NUMRI I NGJARJEVE DHE NUMRI I VIKTIMAVE SIPAS MUAJVE GJATË GJATË VITIT 2016


vend skene krimi1JANAR, 12 NGJARJE, 14 VIKTIMA.
SHKURT, 8 NGJARJE, 10 VIKTIMA.
MARS, 6 NGJARJE, 6 VIKTIMA.
PRILL, 6 NGJARJE, 6 VIKTIMA.
MAJ, 2 NGJARJE, 2 VIKTIMA.
QERSHOR, 3 NGJARJE, 3 VIKTIMA.
KORRIK, 8 NGJARJE, 12 VIKTIMA.
GUSHT, 7 NGJARJE, 8 VIKTIMA.
SHTATOR, 8 NGJARJE, 8 VIKTIMA.
TETOR, 8 NGJARJE, 9 VIKTIMA.
NËNTOR, 7 NGJARJE, 7 VIKTIMA.
DHJETOR, 6 NGJARJE, 8 VIKTIMA.
GJITHSEJ, 81 NGJARJE, 93 VIKTIMA

Numri i ngjarjeve vitet e fundit


vend skene krimi– Gjatë vitit 2016 në Shqipëri u vranë 93 persona.
– Gjatë vitit 2015 në Shqipëri u vranë 54 persona.
– Gjatë vitit 2014 në Shqipëri u vranë 98 persona.
– Nga viti 1990 deri më sot në Shqipëri janë vrarë 6301 persona

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY