Policia e Gjirokastrës fsheh aksidentin e gruas së biznesmenit

Policia e Gjirokastrës fsheh aksidentin e gruas së biznesmenit

124
0
Shares

Policia e Gjirokastrës ka mbajtur të fshehur një aksident me pasojë vdekjen për shkak se autore e aksidentit ka qenë e shoqja e një biznesmeni të njohur, sipas pamfleti.com.

Kjo faqe ka publikuar njoftimin e brendshëm të policisë për aksidentin dhe më pas për vdekjen.


Njoftimi i policisë: Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS 1.Më datë 11.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen Floreta Vasil Lena, e datëlindjes 24.04.1967, banuese në Gjirokastër, me arsim 12 klasë, sepse në orën 09:30, në lagjen “Palorto”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Mini Cooper”, me targë AA259BT, ka aksidentuar shtetasin Shemsi Arif Bezgo, i datëlindjes 20.09.1954, banues në Gjirokastër, me arsim 8 klasë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 1.

Në vijim të informacionit datë 11.01.2017, me Nr. Unik GJDP 170003, që bënë fjalë për aksidentin rrugor, më datë 13.01.2017, ora 00:56, ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë, shtetasi Shemsi Arif Bezgo, i datëlindjes 20.09.1954, banues në Gjirokastër”.

Floreta Lena, është bashkëshortja e biznesmenit Harri Lena. I cili ka një sërë biznesesh në të gjithë vendin, ndërkohë që shquhet dhe për dorën e lirë që jep për reklamat për mediat që të mos flasin për të. Shkruan i njëjti portal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY