Përgjigja në prill e LSI, pse e toleron Rama

Përgjigja në prill e LSI, pse e toleron Rama

54
0
Shares

Lëvizja socialiste për Integrim ka refuzuar përfundimisht të kthejë një përgjigje të shpejtë për koalicionin për zgjedhjet parlamentare pas kërkesave të përsëritura të Kryeministrit Edi Rama .

I pyetur se çfarë po ndodh në koalicion pas replikave në distancë mes ministrave Manjani e Tahiri dhe mbi të ardhmen e ASHE-së, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti deklaroi se, për këtë ka kohë deri në mesin e muajit prill.

“Koalicioni PS-LSI funksionon në bazën e një pakti qeverisës, që është rezultat i marrëveshjes së 1 prillit dhe LSI ka dëshmuar se i përmbahet këtij koalicioni. Ju jeni të interesuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por ne kemi kohë për arsye se regjistrimi i koalicioneve do të bëhet në mes të prillit. Në këtë periudhë dy partitë do bëjnë bilancin e qeverisjes dhe do të hartojnë kriteret mbi bazën e të cilave do të ecin në të ardhmen”, tha Panariti.

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta deklaroi në vjeshtë se partia e tij do të kthejë përgjigje për koalicionin menjëherë sapo të përfundonin zgjedhjet brenda partisë dhe të konfirmohej kryetari i saj. Në fakt zgjedhjet më formale që mund të kryhen në Shqipëria janë ato të LSI, ku asnjëherë nuk gjen një surprizë dhe rezultatet e zgjedhjeve janë gjithnjë të lexueshme që përpara fushatës brenda partisë. Në atë periudhë pozitat e Kryeministrin ishin të forta dhe mund të bënte edhe shantazh ndaj partisë së Metës. Por pas humbjes së Klinton në SHBA, dështimit për të marrë një datë për hapjen e negociatave me BE, Rama nuk ka më hijen e rëndë të kryeministrit që vë kushte.

Meta e ka kuptuar këtë situatë dhe për të ngritur pazarin ai po vonon përgjigjen për koalicionin edhe pse sërish nuk ka surprizë në këtë përgjigje. Ai do të përfshihet në koalicion me PS. Por përgjatë kësaj periudhe të ndërmjetme përpiqet jo vetëm të ruajë elektoratin e tij por të tërheqë elektorat nga parti të tjera. Përmes disa lëvizjeve në dukje antiqeveritare ai synon elektorat nga PD. Keto synime i shoqëron edhe me skenarë kundër Bashës duke nxitur emra në rradhët e miqve të vjetër qe ai ka në PD të atakojnë profilin e kryetarit të opozitës mes vetë demokratëve.

Shtyrja për në prill e përgjigjes për koalicion mund të sjellë për Metën më shumë emra në listën e PS-së dhe ndërkohë rritje të votave përmes skenarëve diversive prej partive të së djathtës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY