Elbasani shkundet nga lëkundje misterioze, banorët i kap paniku

Elbasani shkundet nga lëkundje misterioze, banorët i kap paniku

134
0
Shares

Disa lëkundje të forta kanë tronditur sot qytetin e Elbasanit dhe më gjerë. Denoncimi vjen nga vetë qytetarët e Elbasanit të cilët kanë kërkuar informacione dhe duke shprehur shqetësimin e tyre. Ata thonë se lëkundjet kanë qenë me dhjetëra dhe shumë të forta.
Nga ana tjetër nga Instituti i Sizmologjisë në vend nuk ka asnjë të dhënë për lëkundje sizmike.
“Përshëndetje. Doja t’ju pyesja nëse keni ndonjë informacion mbi tërmetet sot, se këtu në Elbasan kemi ndjerë 4-5 lëkundje shumë të forta por nuk po e marrim vesh se çfarë është. Lëkundjet kanë qenë shumë të forta edhe janë ndjerë në të gjithë qytetin. Lëkundje aq të forta mund të shkaktohen vetëm nga tërmetet”, shkruan një qytetar nga lagja “Skënderbej”.
“Jemi në panik. Të shkruaj nga Kuqan Elbasan. Ka shume lëkundje, nuk e dimë se çfarë është, s’kemi asnjë informacion zyrtar”, thotë një banor tjetër.
“Dhjetëra tërmete kanë ndodhur sot në Elbasan, cila është arsyeja apo s’keni marr informacion se kemi dyshime që mund te jetë për shkak të ndonjë kompanie”, thotë një tjetër banor i qytetit.
Nuk dihet ende arsyet misterioze të këtyre lëkundjeve dhe për sa kohë do vazhdojnë. BW

elbasani, naten1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY