Basha: Po, do të jem ne inaugurimin e Presidentit Trump

Basha: Po, do të jem ne inaugurimin e Presidentit Trump

60
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka shpjeguar sot pse nuk ishte në konventën e republikanëve amerikanë dhe pse shkoi te ajo e demokratëve.
Nga ana tjetër, në intervistën e tij për emisionin “Fakt” të Çim Pekës, Basha ka konfirmuar udhëtimin drejt SHBA, javën e ardhshme, ku do të marrë pjesë, si i ftuar, në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri amerikan Donald Trump.

Lulzim Basha është penduar që mori pjesë në Konventën e Demokratëve përpara zgjedhjeve?
Aspak, unë jam ftuar nga të dyja Konventat, në Konventën e Republikanëve e cila ka ndodhur në javën e 18 dhe 21 Korrikut, kam pasur mirëkuptimin e plotë të ftuesve të mi, të Komitetit Kombëtar Republikan dhe të stafit të ngushtë Presidentit Trump sot, atëherë kandidatit Trump, në kushtet e krizës së kalimit të paketës Kushtetuese për reformën në drejtësi, unë nuk mund të udhëtoja drejt SHBA. Prania ime javën tjetër tek Konventa e Demokratëve, ishte po kështu në bazë të një ftese e cila më ishte drejtuar mua, por edhe partive të tjera simotra, Partive Popullore Europiane, një pjesë e të cilave ishin aty me Sekretarin e Përgjithshëm të PPE. Prania jonë në të dyja konventat nuk ishte shenjë mbështetjeje për asnjërin prej kandidatëve, sepse ishte një vendim që i takonte tërësisht amerikanëve, amerikanët kanë vendosur dhe unë jam shumë i lumtur që pas zgjedhjes së tyre, Partia Demokratike, për të cilën sigurisht nuk mundet të themi që nuk ka një afërsi ideologjike më të afërt me Partinë Republikane, që prej ditës së parë të themelimit të saj dhe unë personalisht gëzojmë marrëdhëniet më të mira me administratën që pritet të vij dhe me Presidentin Trump.

Qarkullojnë lajme të ndryshme Zoti Basha mbi një ftesë të mundshme për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump. A ka një ftesë Lulzim Basha dhe në rast se po nga kush?
Po. Ka një ftesë zyrtare nga Komiteti Kombëtar Republikan, thënë ndryshe, nga Partia Republikane dhe nga grupi i Kongresmenëve Amerikanë Republikane në Kongresin Amerikan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY