SHËNIM/ Edi Rama surpizon sërish… PËR HERË TË PARË

SHËNIM/ Edi Rama surpizon sërish… PËR HERË TË PARË

43
0
Shares

Kushdo që kaloi rreth mesditës së sotme para Galerisë Kombëtare të Arteve (GKA) nuk mund të mos shihte një kamion që diç ngarkonte a shkarkonte… Pamje të tilla të kujtonin punën e parë të kësaj qeverie (jo ndërrimin e fotos së Presidentit me të Ismail Qemalit nëpër institucione), por “shkarkimin”, bash në të njëjtin vend, të koleksionit të pikturave e ikonave “të grabitura” të Gjergji Thimios…
Për të mundësuar sadopak zvogëlimin e dozës së kuriozitetit mund t’ju themi se…, atë kamion e kishte “parkuar” në oborrin e GKA-së, Edi Rama…!
Po, po…!
Ai që “na mbushi mendjen” se suksesi i kombëtares në eliminatoret e “Francë 2016” (se sa për finale e këtij kampionati europian, më mirë ta harrojmë), ishte meritë “absolute” e tij, jo aq për skemat, angazhimin dhe aftësitë e çunave në fushë, se sa për dizajnin prej tij të fanellës…, nuk ka si të mos na surprizojë me kamionin “e parkuar” sot para GKA-së…
Ai që na mundësoi të padëgjuarën, Koncertin e Vjenës në Tiranë, jo aq për dirigjimin e zhurmës për të mos i shkuar edhe kjo meritë dëm, se sa për 200 mijë eurot që ju dha dollibashit dhe qeleshenxhinjve raki-pirës (jo)vjenezë…, nuk kishte si të mos na befasonte sot me një kamion te oborri i GKA-së…
Për kuriozët, është vetë Edi Rama që “hedh dritë” për atë kamion…
Ai po shkarkonte kryeveprat e Novecentos italiane, të cilat PËR HERË TË PARË, mbërritën edhe në Tiranë, si I PARI “koleksion pikturash origjinale të mjeshtreve europianë që ekspozohet në Shqipëri”, dhe që JO PËR HERË TË PARË…, nuk kishte si të mos mbante “vulën” e kryeministrit Edi Rama.
Këtë ai modestish e bëri të ditur vetë sot nëpërmjet “Facebook”-ut, prej nga informonte edhe për “një vit përgatitje e procedura speciale për një premierë të posaçme në Galerinë Kombëtare të Arteve”.
Dhe më tej, e mbyllte njoftimin me “sihariqin” se “ceremonia e hapjes në 15 janar”…
… Por nuk thotë gjë për çmimin e biletës… apo për ndonjë 200 mijë eurosh të mundshëm ndaj ndonjë dollibashi a qeleshexhiu raki-pirës, që ka mundësuar këtë “premiere”.
Megjithatë…, kjo është për tu vlerësuar…!
Ai që s’ka lënë cep të botës pa hapur ekspozita të tijat me vizatimet që nuk ka mundut t’ia vjedh Et’hem Ruka…, “sakrifikon veten”… Nuk hap në Shqipëri një ekspozitë të tijën…, por duke sakrifikuar krahas vetes edhe disa gota raki… apo edhe të 200 mijë eurove të radhës, merr rolin e drejtorit të GKA-së, për të na e bërë PËR HERË TË PARË “sa më të ngrohtë” këtë fillimviti, PËR HERË TË PARË të ftohtë…, në kohën e Edi Ramës…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY