Kujdes më fotot, shkencëtarët në Japoni krijojnë gjurmën e gishtit nga fotot...

Kujdes më fotot, shkencëtarët në Japoni krijojnë gjurmën e gishtit nga fotot që postojmë

36
0
Shares

Hulumtuesit japonezë kanë arritur të tregojnë se nuk është e pamundur për të vjedhur shenjat e gishtave vetëm nga fotot, kur mund të shihet pjesa e brendshme e dorës.
Ndaj, gjithkush duhet të kushtojë kujdes e vëmendje për fotot që poston në rrjetet sociale. Pak njerëz mendojnë se duhet të bëjë një foto të parrezikshëm duke bërë “V”-në e paqes, por që mund ti dëmtojë ata.
Kjo është ajo që del nga një studim i kryer nga hulumtuesit në Institutin Kombëtar për Kompjuterë në Japoni dhe e bërë publike nga Channel News Azi dhe AFP.
Dhe është e vërtetë se do të jetë e mundur të krijosh shenjat e gishtave të dikujt nga një foto me cilësi të mirë ku mund të dallohen pjesët e brendshme të dorës.
Kjo do të lejojë “sulmuesit” për të marrë të dhëna të rëndësishme, ndërsa njohja e gjurmëve te gishtave është përdorur gjithnjë e më shumë në teknologji të reja, si për të zhbllokuar telefonin për shembull.
Në studimin e tyre, hulumtuesit japonezë ishin në gjendje për të rindërtuar gishtin përmes fotografive.
“Të dhënat mund të rikrijohen nëse gishtat janë të dukshme në fokus dhe drita është e fortë”, është shprehur Isao Echizen për një gazetë japoneze, duke shtura se “ju jeni të paralajmëruar për këtë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY