FAKSIMILET/Në Itali thonë se shkollat në Shqipëri u mbyllën për shkak të...

FAKSIMILET/Në Itali thonë se shkollat në Shqipëri u mbyllën për shkak të ISIS

34
0
Shares

Reporteri i Vlorës për news 24 Enrik Mehmeti ka tronditur teksa ka publikuar një mesazh që ka këmbyer me një miken e tij italiane lidhur me mbylljen e shkollave në Shqipëri.

“Një shoqe italiane më shkruan e shqetësuar se çfarë po ndodh në Shqipëri me mbylljen e shkollave, pasi mediat italiane janë duke transmetuar edhe një lajm se qendra e ISIS në Ballkan është Shqipëria dhe po krijohet një ide se po ndodh diçka….Punë e vështirë sqarimi…”, shkruan gazetari Enrik Mehmeti në Facebook.

Italiania e pyet përse janë mbyllur shkollat dhe përse janë anuluar fluturimet, ndërsa gazetari e sqaron se janë mbyllur vetëm shkollat dhe fluturimet nuk janë anuluar, për shkak të motit të keq dhe gripit.

“Çfarë lloj gripi është”, e pyet vajza, ndërsa Enriku i tregon se grip i zakonshëm.

“Po tek ne është gjysma e vendit e prekur nga gripi. Çfarë lidhje ka gripi me mbylljen e shkollave”, pyet vajza me të drejtë.

Mediat italiane kanë disa kohë që publikojnë artikuj që e lidhin ISIS dhe Shqipërinë si një rrezik për Italinë. Pak ditë më parë ato publikuan lajmin se terroristi shqiptar i ISIS , Lavdrim Muhaxheri është në Kosovë gjë që policia e këtij vendi e hodhi poshtë.

Para dy ditësh po mediat italiane raportuan se një shqiptar në Itali, tashmë i dëbuar, mbante lidhje të drejtëpërdrejta me Abubakr, liderin e ISIS në Siri.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY