FTESA/Vetëm Princi Leka II në ceremoninë e Trump?

FTESA/Vetëm Princi Leka II në ceremoninë e Trump?

61
0
Shares

Një nga personalitetet shqiptare që do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump është edhe Princi Leka II.

Ftesa për Princin Leka është zyrtare dhe ajo është bërë nga Martin J. Golden, sekretar i Konferencës, njëherit senator i distriktit të 22-të në shtetin e Nju Jorkut, njofton në një postim në rrjetet sociale Princesha Elia Zaharia.

“Pjesëmarrja e shqiptarëve në inaugurimin e presidentit amerikan Trump u bë një çështje e madhe, e para sepse zyrtarët e dy shteteve shqiptare nuk morën ftesa, madje as private, sikurse as zyrtare, dhe e dyta nga arrestimi i kryetarit të AAK-së, ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili po udhëtonte për në SHBA për të marrë pjesë pikërisht në këtë ceremoni”, shkruan shqiptari.eu, një portal i afërt me familjen mbretërore.

Ne faksimile, ftesa per Princin Leka II

Deri tani nuk ka deklarata zyrtare rreth pjesëmarrjes së ndonjë politikani tjetër nga Shqipëria në ceremoninë e marrjes së Presidencës nga Trump. Pothuajse në të gjitha ceremonitë e mëparshme të Shtëpisë së Bardhë, politikanë dhe udhëheqës të Shqipërisë kanë qenë të ftuar.

Kryeministri Rama u shpreh kundër Trump President gjatë një interviste për CNN gjatë fushatës zgjedhore në SHBA. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe në media të tjera evropiane dhe shqiptare i nxitur nga miku i tij Soros dhe zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike në SHBA. Duke besuar plotësisht në fitoren e zonjës Klinton, Rama planifikoi një ditë pas votimeve në SHBA hapjen e ekspozitës me vizatimet e tij në Nju Jork. Fitorja e Klinton do të forconte pozitat e Ramës në Shqipëri. Qeveria e majtë toleroi dhe në disa raste edhe inkurajoi mbjelljen masive të drogës në vend dhe më pas eksportimin e saj ilegal në Europë ndërkohë që ambasada amerikane në Tiranë nuk pati qëdnrim të qartë ndaj kësaj situate. Po ashtu edhe ambasadorëte rëndësishëm perëndimorë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY