Kur do të nisë zëvendësimi i orëve të mësimit

Kur do të nisë zëvendësimi i orëve të mësimit

42
0
Shares

Në muajin mars do të nisë zëvendësimi i orëve të mësimit, të cilat janë humbur gjatë periudhës së pezullimit për shkak të gripit dhe të motit të keq.

Deklarata është bërë nga Drejtoresha e arsimit parauniversitar, Zamira Gjini, e cila tha se situata po menaxhohet nga ministria e Arsimit.

Gjini:
“Në muajin mars nis zëvendësimi i orëve të humbura mësimore. Nxënësit do zhvillojnë 2-3 orë më shumë mësim në ditë. Nuk ka asnjë gjë për t`u shqetësuar, situata do të menaxhohet dhe po menaxhiohet me sukses nga ministria e Arsimit”

Me urdhër të ministrisë së Shëndetësisë, shkollat, çerdhet dhe universitet janë mbyllur për shkak të situatës gripale në vend dhe motit të keq.

Urdhëri për mbylljen e shkollave është dhënë deri në datën 16 janar, por kjo do të varet edhe nga situata e motit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY