Mjekësi që gjunjëzohet përpara një gripi sezonal, këshilltarja e LSI sulmon ministrin...

Mjekësi që gjunjëzohet përpara një gripi sezonal, këshilltarja e LSI sulmon ministrin Beqja

43
0
Shares

Dejana Kallogjerovic, anëtarja e LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe një nga drejtueset më të larta të LRI-së, ka bërë një deklaratë të fortë në faqen e saj në Facebook kundër Ministrisë së Shëndetësisë, me rastin e situatës gripale në vend.

“Mjekësi që gjunjëzohet përpara një gripi sezonal”, shkruan ajo në Facebook. Por pas kësaj ka pasur shumë komente të cilat i kujtojnë këshilltares së LSI në Bashkinë e Tiranës, se edhe forca që ajo përfaqëson është në pushtet dhe duhet të mbajë përgjegjësi.

Sot u vendos që shkollat të qëndrojnë edhe një javë tjetër dhe një nga arsyet është edhe situata gripale, ndërsa opozita dhe shumë media e akuzojnë qeverinë se e gjitha ka të bëjë me gjendjen katastrofale të shkollave dhe kopshteve, në shumicën e të cilave mungon ngrohja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY