Javën e ardhshme rriten temperaturat, por veriu do jetë i ngrirë

Javën e ardhshme rriten temperaturat, por veriu do jetë i ngrirë

36
0
Shares

Edhe këtë fundjavë do të përjetojmë të ftohtin që ka pushtuar të gjithë vendin. Fillimi i javës do të nisë me rritje të temperaturave.
Sipas Meteorologes Lajda Porja, Veriu i Shqipërisë do të mbetet i kërcënuar nga ngricat pasi temperaturat do jenë në -8 gradë celcius.
Këto janë vlerat normale të dimrit në veri dhe verilindje të vendit. Më e normalizuar do të jetë temperatura edhe në pjesën tjetër të Shqipërisë.
Për të gjithë ata që iu trembën uljeve të temperaturave deri në -20 gradë celcius, sinptikanja Porja tregon se kryeqyteti nuk e kaloi vlerën -6 gradë celsius.
Në verilindje të vendit termometri shënoi – 16 gradë ndërsa në juglindje -10 deri më -13 gradë celsius.
Nga zonat bregdetare Velipoja dhe Lezha ishin më të ftohtat me -3 deri në -4 gradë celsius, raporton AbcNews.
Zonat verilindore kanë pasur edhe reshjet më të dendura të dëborës, 20 deri 30 cm në qytet dhe 40 deri 50 cm në fshat. Vendet fqinjë si Kroacia, Mal i Zi, Maqedonia dhe  Kosova  kanë pasur temperatura më të ulëta se vendi ynë. Termometri ka shënuar -21 gradë celsius.
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY