Vdiq William Salice, shpiku vezën që e bëri milioner

Vdiq William Salice, shpiku vezën që e bëri milioner

64
0
Shares

William Salice ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në moshën 83 vjeçare. Krahu i djathtë i Michele Ferrero-s, Salice ishte shpikësi i Vezës së famshme Kinder Surpriza.

Arriti të bënte të lumtur me mijëra fëmijë në gjithë botën, falë idesë së tij gjeniale për të krijuar Kinder Surprizën.

William Salice vdiq mbrëmjen e së enjtes në moshën 83-vjeçare në Pavia, në veri të Italisë.

Lajmin e bën me dije përfaqësuesit e “Color your life”, fondacion të cilit i përkiste dhe vetë Salice e që kishte si qëllim të kontribuonte në zhvillimin e talentit të të rinjve në fushën artistike e shkencore.

William Salice i punësuar në kompaninë ”Ferrero” në 1960-ën, u bë krahu i djathtë i Michele Ferrero, shpikësi i Nutella-s së famshme, i cili vdiq në vitin 2015.

Gjatë viteve ’70 Salice kërkoi të mënjanonte karakterin sezonal të vezëve të Pashkëve duke dashur të ishin prezent gjithë vitin, e nëse fëmijët gëzoheshin gjatë pashkëve me hapjen e vezëve që mbanin dhurata brenda, ai kërkonte diçka që ti gëzonte ata gjithë vitin.

Lindi kështu ideja për vezën prej çokollate me një kapsulë plastike brenda saj që kishte copëza plastike për t’u bashkuar, copëza që më pas krijonin figura të ndryshme.

Ide e cila rezultoi me suksese të menjëhershme, pasi shitjet e tyre kaluan miliardat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY