FOTO/ “Jepuni njerëzve shpresë, ju jeni qirinj që nuk fikeni kurrë”, dekorimet...

FOTO/ “Jepuni njerëzve shpresë, ju jeni qirinj që nuk fikeni kurrë”, dekorimet nga kreu i shtetit në mbrëmjen e kulturës shqiptare

50
0
Shares

Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bujar Nishani dhe Zonja e Parë Odeta Nishani dhanë një mbrëmje festive kushtuar shkencës, artit dhe kulturës shqiptare duke mikpritur dhe vlerësuar përfaqësues të spikatur dhe figura të shquara të artit dhe kulturës shqiptare.
 
Duke iu drejtuar të pranishmëve në radhët e të cilëve ishin shumë kompozitorë, regjizorë, muzikantë, aktorë, shkrimtarë, kritikë arti, këngëtarë, përkthyes, gazetarë dhe analistë, veprimtarë shoqërorë, historianë, piktorë, Kreu i Shtetit shqiptar, pasi i falënderoi për kontributin e tyre të vyer e të pazëvendësueshëm të dhënë ndër vite e dekada për lartësimin dhe pasurimin e trashëgimisë artistike dhe kulturore shqiptare, vuri në dukje se: “Ju dhe kolegët tuaj jeni pjesa më e respektuar, më kontribuuese, esenca dhe themeli i një shoqërie. Prandaj dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen dhe të vlerësoj të gjithë ata që punojnë, krijojnë dhe kontribuuojnë për vlerën më të madhe të një shoqërie, e së tashmes dhe e së ardhmes – civilizimin.”
 Presidenti Nishani u bëri një homazh të ndierë ndaj të gjithë atyre artistëve dhe personalitete të shquara të kulturës shqiptare, të cilët u ndanë vetëm fizikisht gjatë gjithë këtij viti, duke i përmendur me respekt njëri pas tjetrit që nga Demir Hyskja, Teodor Laçon, Elida Cangonjin, Kristo Frashërin, Lazër Filipin, Arben Puton, Alfred Uçin e deri te Bujar Lako. “Emri, vepra dhe trashëgimia e tyre kulturore dhe artistike do të kujtohen përjetësisht.” – tha Presidenti, duke mbajtur një minutë heshtje së bashku me të pranishmit në shenjë nderimi ndaj mos harresës së kujtimit të tyre të përhershëm.
 Kreu i Shtetit vlerësoi zotin Mihal Luarasi dhe këngëtarin e shquar shkodran Ludovik Gjergji (Bik Ndoja) (pas vdekjes) meDekoratën “Nderi i Kombit”. Ndërsa me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” u çmuan: zonja Ana Lalaj dhe zotërinjtë Ferit Duka dhe Uran Butka. Presidenti Nishani nderoi gjithashtu me Titullin “Mjeshtër i madh” Skënder Sallakun (pas vdekjes), zonjat Marjeta Larja, Flutura Açka si dhe zotërinjtë Aleksandër Lalo, Edmond Tupja, Altin Basha, Gazmend Leka, Koço Devole, Pashk Përvathi, Robert Radoja dhe Shpëtim Saraçi.

pres 3

pres 2

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY