Fillon importimi i energjisë pas ndalimit të reshjeve

Fillon importimi i energjisë pas ndalimit të reshjeve

53
0
Shares

Shqipëria ka nisur importin e energjisë për të përballuar kërkesën e lartë, por edhe rënien e prodhimit vendas.
Operatori i Shpërndarjes njoftoi se bleu 13.3 milionë euro energji për të përballur kërkesën e rritur deri në fund të janarit.
Në gjysmën e dytë të këtij muaj sistemi energjetik u përballë me një rritje të ndjeshme të ngarkesës për shkak të rënies së temperaturave. Paralelisht OSHE është përballur  me rënien e fortë të prodhimit nga hidrocentralet private. Kjo pasi prej disa muajsh nuk ka patur reshje shiu, duke detyruar hecet private të ulin ndjeshëm prodhimin e energjisë.
OSHHE thotë se i ka kërkuar Keshit, që menaxhon hidrocentralet në kaskadën e Drinit, të rris sasinë furnizimit mbi parashikimet e bëra në fillim të muajit. Por kesh nuk e ka rritur prodhimin, pasi sipas saj është duke kryer remonte në hidrocentralin e Komanit. Kjo e ka detyruar OSHE-n të kërkojë energji nga tregu i lirë dhe importi.
Megjithatë, pas ankandit, Operatori i Shpërndarjes ka vendosur të mos e blejë të gjithë energjinë menjëherë duke i lënë vetes hapësirë që në rast rritje të prodhimit vendas të kthejë mbrapsht pa penalitete një pjesë të sasisë që është parashikuar për t’u blerë. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY