“Balili duhej arrestuar dje dhe jo sot”

“Balili duhej arrestuar dje dhe jo sot”

39
0
Shares

Petrit Vasili nga ambjentet e jashtme të Parlamentit iu përgjigj pyetjes nga mediat se a ëshët e vërtetë që Klement Balili nuk është arrestuar  mbështet  LSI. Ai ka thënë se Balili duhej arrestuar që më përpara dhe jo sot. Arrestimi i tij sipas Vasilit nuk e dobëson maxhorancëm, përkundrazi.

“Dua të thosha në mënyrë të qartë dhe të prerë vetëm dy momente.
Momenti i parë; për LSI-në, Klement Balili, duhet të ishte arrestuar dje, pra jo sot, dhe përsa i takon konsideratës nëse dobëson, e forcon apo e ç’bën mazhorancën, kam një konsideratë shumë të qartë dhe të prerë.
Pra, arrestimi i tij i menjëhershëm që nga dje e forcon aleancën politike, por mbi të gjitha forcon shtetin ligjor për të cilin ne jemi investuar që të gjithë, pasi qëndrimi i LSI-së për të gjithë njerëzit të cilët kanë probleme me ligjin të cilët e shkelin ligjin, përfshihen në veprimtari antiligjore, qofshin ato kriminale apo të nivelit më të ulët, papajtueshmëria jonë është absolute e plotë dhe nuk ekziston dhe nuk do të ekzistojë as mbështetja dhe më vogël për kurrkënd.
Asnjë njeri i cili nuk respekton ligjin nuk mund të ketë mbështetjen e LSI-së qoftë ky anëtar apo simpatizanti i LSI-së apo një qytetar i thjeshtë cilido qoftë ai” tha Vasili para gazetarëve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY