VLORË/ Hidhet nga kati i katërt i banesës ne sy te familjes

VLORË/ Hidhet nga kati i katërt i banesës ne sy te familjes

78
0
Shares

Një person u hiodh sot nga kati i katërt i banesës së tij dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, sot pasdite ku është hedhur nga ballkoni i banesës së tij, kati i 4-t i një pallati, shtetasi S.Sh., rreth 64 vjeç.

Në banesë ndodheshin edhe familjarët e tij të cilët njoftuan menjëherë Policinë.

Dyshohet se hedhja është kryer për shkak të depresionit, pasi sipas familjarëve kishte rreth 5 vite që kurohej nga kjo sëmundje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY