Urbanët në Tiranë me biletë elektronike, ja kur do ndodhë

Urbanët në Tiranë me biletë elektronike, ja kur do ndodhë

46
0
Shares

Transporti urban ne Tirane do të pajiset me biletë elektronike, tha sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas tij kjo do të shënojë përmirësim në transportin publik dhe privat ndërsa pritet që të kalojë njëvendim i Këshillit të Ministrave për të vijuar zbatimin.

Veliaj sqaron se projekti i Bashkisë per përmirësimin e transportit urban është gati. Pushteti vendor është ne pritje te vendimit te qeverise per miratimin e biletës elektronike, nje nga kërkesat e Bashkisë per te nisur ndryshimet ne transportin publik te kryeqytetit. Bileta elektronike eshte nje metode qe aplikohet gjerësisht ne vendet europiane dhe jo vetëm.

Mijëra qytetarë të Tiranës përdorin shërbimin publik ndërkohë që ka mungesë të madhe urbanësh në qarkullim si dhe cilëisa e transportit ëhstë në nivelin më të ulët. Bashkia ka rritur cmimin e biletës por kjo nuk është reflektuar në cilësi. Veliaj bën sikur nuk di gjë ndërkohë cdo ditë mijëra qytetarë paketohen në oraret e fillimit të punës dhe mbarimit të saj.

Urbanët janë të vjetër duke shkaktuar edhe ndotjen më të madhe në Tiranë, sidomos miniurbanët e linjave të pjesshme sic janë ato të Kodra e Diellit, Liqeni etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY