Ministrja Kodheli zbulon një sekret të Shërbimit sekret të Ushtrisë

Ministrja Kodheli zbulon një sekret të Shërbimit sekret të Ushtrisë

42
0
Shares

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka treguar për herë të parë se shërbimi sekret i ushtrisë shqiptare ka parandaluar disa sulme terroriste.

Kodheli nuk jep me shume detaje, por Top Channel i cili edhe ka intervistuar ministren raporton se bëhet fjalë për parandalimin e akteve terroriste gjatë ndeshjes me Izraelin.

Takimi i drejtorit të CIA-s, John Brennan, me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli në javën e parë të muajit dhjetor në Tiranë, nuk ishte thjesht një vizitë kortezie, por një vlerësim i qëndrimit, pozitës dhe shërbimeve që FA dhe në mënyrë të veçantë Shërbimi Informativ ushtarak shqiptar ka dhënë për vendet aleate.

“Kemi ndarë probleme serioze me drejtorin e CIA-s dhe natyrisht edhe falënderimet e tij për shkak të punës së mire qe ka bere SHIU, informacionet e te cilit kane parandaluar, e them këtë me përgjegjësi të ploëe, ngjarje të papëlqyeshme që ishin planifikuar për të ndodhur në vendin tonë dhe në vende të tjera aleate. Nuk mund të ndaj më shumë të dhëna për publikun, por SHIU sot përdoret për gjera shumë serioze dhe jo për politikë”, tha Kodheli.

Në vijim të intervistës, ministrja Kodheli ka deklaruar se nëse PS fiton sërish zgjedhjet nuk do të jetë më ministre e Mbrojtjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY