DETAJET/ Policia e Tiranës tregon arrestimin e avokatit të njohur

DETAJET/ Policia e Tiranës tregon arrestimin e avokatit të njohur

40
0
Shares

Policia e Tiranës tregoi sot detajet e arrestimit të avokatit të njobhur Genc Gjokutaj. Sipas saj, arrestimi në datën 17 dhjetor ndodhi sepse ai nuk i është bindur sinjalit të Policisë Rrugore për të ndaluar; ka refuzuar t’i japë dokumentat policit dhe ka nisur ta ofendojë e ca më vonë ka rezultuar edhe i dehur!

Deklarata e Policisë së Tiranës:

Më datë 17.12.2016, u arrestua shtetasi Genc Gj., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas rreth orës 20:20, tek Sheshi “Nënë Tereza”, është konstatuar duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz” dhe nuk i është bindur sinjalit të Punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar.

Shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje dhe pasi e kanë ndaluar i kanë kërkuar dokumentat e mjetit.

Genc Gj. nuk ka pranuar ti japë dokumentat punonjësit të policisë por ka filluar ti ofendojë ata.

Ndodhur në këto kushte punonjësit e policisë e kanë shoqëruar sëbashku me mjetin në ambjentet e policisë për kryerjen e veprimeve të nevojshme proceduriale.

Ky shtetas dyshohet se drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe i është marrë kampion gjaku pasi ka refuzuar të kryej testin e alkoolit me aparatin drager.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga Nenet 242 dhe 291 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY