FOTO/ Noizy “çan” postbllokun e Policisë

FOTO/ Noizy “çan” postbllokun e Policisë

60
0
Shares

Noizy bëhet sërish protagonist e lajmeve të “kronikës”. Këtë herë, ai nuk i është bindur urdhrit të policisë, duke ju larguar në postblloku, për të kapur e shoqëruar disa çaste më vonë.
Sipas burimeve të Policës vendore të Durrësit, mësohet se specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës filluan procedimin penal në ngarkim të Rigers Rajku (Noizy) 30 vjeç, banues në Durrës.
Të njëjta burime saktësojnë se, më datë 16. 12. 2016, në segmentin rrugor Ura e Dajlanit – Plepa ,duke drejtuar  mjetin tip “Ben”  me targa AA 517 MT, është ndaluar nga efektivet e Qarkullimit Rrugor.
Uniformat blu i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit  dhe nga kontrolli u evidentua se nuk kishte leje drejtimi me vete dhe gjoba të papaguara.
Në vijim i është dhënë urdhër që të shoqërohet në ambientet e Komisariatit, (deri në momentin që ndonjë person të sillte lejen e tij të drejtimit dhe të paguante gjobat), por ai nuk i është bindur punonjësve  të policisë dhe është larguar së bashku me mjetin.
Menjëherë Efektivet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij së bashku me mjetin në Komisariat.
Mjeti është sekuestruar.
Pas kryerjes së veprimeve procedurale materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”parashikuar në nenin 242  të Kodit Penal.
noizy_copy_1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY