AMNISTIA/Falje masive për të burgosurit

AMNISTIA/Falje masive për të burgosurit

42
0
Shares

Ministria e Drejtësisë ka përgaditur draftin e aministisë që pritet të kalojë në Parlament.

“Dhënia e amnistisë udhëhiqet nga parimet e humanizmit, arritjes së qëllimit të dënimit, rrezikshmërisë së ulët të personave që amnistohen, edukimit dhe rehabilitimit, si dhe mbrojtjes së interesit publik”, thuhej në projektligj, pjes ëtë të cilit janë publikuar sot ne panorama.

Amnistia e këtij viti është prekur si shumë masa të tjera të qeverisë nga objektiva elektorale. Për herë të parë bëhet një ulje e përgjithsme për të gjithë të dënuarit.

Kështu ulen me 2 vjet burg të të gjitha të dënuarave gra dhe të miturve, dhe 1 vit të dënuarve meshkuj.

Po ashtu, risi është falja e të dënuarve me dëmtime të përhershme fizike apo të diagnostikuar me sëmundje të rënda të pashërueshme. Projekti i amnisitisë synon të lirojë nga burgu rreth 1000 persona, ndërkohë që do të përfitojnë pjesërisht të gjithë të burgosurit e tjerë.

PËRFITUESIT

Referuar nenit 3 të projektligjit, nga amnistia do të përfitojnë personat e dënuar vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet për dënime të dhëna deri në datën 31 dhjetor 2016, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi. Po ashtu, do të lirohen nga qelitë edhe personat e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet. Tjetër kategori përfituesish janë personat e dënuar femra që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose mbi moshën 55 vjeç.

Nga amnistia preken edhe personat e dënuar meshkuj, që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose mbi moshën 60 vjeç. Projektligji parashikon edhe amnistimin e personave të dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre të dënuar për një kategori të përcaktuar veprash të rënda penale. Amnistohen të dënuarit me dëmtime të përhershme fizike, apo të diagnostikuar me sëmundje të rënda të pashërueshme.

ULJET E DËNIMIT

Projektligji për “dhënie amnistie” parashikon ulje të dënimit për tri kategori personash. “Të gjithë personat e dënuar, të cilët nuk përfitojnë nga parashikimi i nenit 3 të këtij ligji, pavarësisht kritereve ndaluese të nenit 4, u zbritet:

a) 2 vjet nga dënimi i dhënë të gjithë personave të dënuar gra apo personave që në kohën kryerjes së veprës penale kanë qenë të mitur;

b) 2 vjet personave, të dënuarve me dëmtime të përhershme fizike, apo të diagnostikuar me sëmundje të rënda të pashërueshme;

c) 1 vit nga dënimi i dhënë për personat e dënuar, burra”, thuhet në nenin 5 të draftit.

PERSONAT NËN HETIM

Sipas projektligjit pushohen ndjekjet penale për çështjet në hetim, për çështjet e pashqyrtuara, ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 30 nëntor 2016, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim në maksimum deri në 2 vjet, ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, me përjashtim të veprave: “kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “goditjet për shkak të detyrës”, “kanosja për shkak të detyrës”, “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, “përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, “ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël dhe i shoqërisë audituese pa qenë i regjistruar” dhe “mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY