FOTO LAJM/ Rusia blen qenë të klonuar lufte, të pajisur me ADN...

FOTO LAJM/ Rusia blen qenë të klonuar lufte, të pajisur me ADN të specializuar

48
0
Shares

Policia dhe shërbimet e sigurisë në Rusi janë duke testuar “qentë specialë”, të cilët janë klonuar për të nuhatur eksplozivët dhe drogën.
Janë 3 qen të racës Malinois belg të cilët janë klonuar nga një profesor nga Koreja e Jugut, dhe që një ditë shpreson se do rikthejë mamuthët në Siberi.
Dr. Hwang Woo Suk, ia ka bërë dhuratë qentë me vlerë 100,000 $ secili, policisë dhe shërbimeve sekrete në Yakutia, rajonit më të ftohtë dhe të pabanuar në botë.
“Ata janë krijuar nga qelizat e qenve më të mirë nuhatës në Kore, duke trashëguar aftësitë e tyre”, tha Semyon Grigoryev, drejtori i muzeut ku qentë u prezantuan për herë të parë me publikun.
Ata janë qentë e parë të klonuar në Rusi, megjithatë shumë autoritete e cilësojnë klonimin si diçka jobiologjike që bie në kundërshtim me rregullat e natyrës.
qente e klonuar1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY