Edi Rama s’është i vetmi “që ndërroi mendje” për Donald Trump…, është...

Edi Rama s’është i vetmi “që ndërroi mendje” për Donald Trump…, është edhe Robert De Niro

42
0
Shares

Para se të zhvilloheshin zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aktori i mirënjohur Robert De Niro tregoi hapur mbështetjen e tij për kandidaten demokrate Hillary Clinton.
Megjithatë ai nuk e fshehu edhe dëshirën për ta goditur kundërshtarin e saj Donald Trump, për politikat e tij.
“Dua ta qëlloj me shpullë në fytyrë”, tha De Niro.
Por tani aktori ka ndryshuar mendim.
Tani që Donald Trump do të zërë zyrën më të lartë të Shteteve të Bashkuara, De Niro nuk mund ta mendojë më një gjë të tillë.
Në emisionin e Jimmy Kimmel, De Niro tha se nuk po ndjehej mirë me këtë që sapo kishte ndodhur, duke i prishur aty shpresat për të parë një Presidente femër në SHBA.
“Nuk mund ta godas më në fytyrë, duhet ta respektoj për postin e tij tashmë”, tha De Niro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY