DETAJE/ Pranga atentatorit të aktivistit në Tufinë, zbardhet edhe shkaku I plagosjes

DETAJE/ Pranga atentatorit të aktivistit në Tufinë, zbardhet edhe shkaku I plagosjes

43
0
Shares

Agjentët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë bërë të mundur kapjen e autorit kryesor i cili ishte shpallur në kërkim pasi plagosi me armë zjarri aktivistin V. P. më datë 08. 11 .2016.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Tiranës, mësohet se sot është bërë ndalimi i Marjus (Mario) Isaj, 24 vjeç, banues në Tiranë, për Veprën Penale të “Vrasje në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 79/e-22-25 i Kodit Penal.
Lidhur me ngjarjen e datës 08. 11. 2016, ku në Rrugën “Myslym Keta”, ka mbetur i plagosur me armë zjarri  shtetasi V. P., pranë Qendrës së Emergjencës në të cilën janë akomoduar familje të komunitetit Rom-Tiranë (Tufinë), policia sqaron se …
Ngjarja ka nisur lidhur me ndërtimin e një mense sociale të këtij komuniteti së bashku me aktivistë, të Shoqatës “Ecovolis”, për banorët e përmbytur të zonës së Bregut të Lumit, të cilëve do tu shërbehej ushqim. Mirëpo në një moment ka lindur një debat dhe mosmarrëveshje, ku motiv i kësaj mosmarrëveshje dyshohet të ketë qenë, për mospritjen e personave të tjerë të këtij komuniteti nga zona e Bregut të Lumit në këtë ambient.
Në konflikt e sipër, shtetasi Marjus Isaj, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasit V. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, aktivist i Shoqatës “Ekovolis”, duke e plagosur atë në pjesën e shpatullës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në Spitalin e Traumës.
Në këtë konflikti janë përfshirë shumë persona të komunitetit rome, të cilët janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta dhe si pasojë e tij, ka mbetur i  dëmtuar në pjesë të trupit (brinjë), shtetasi B. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, punonjës vullnetar në shoqatën “Ecovolis”.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– Një gëzhojë me kapsollë të goditur
– Një vegël pune sqepar
– Një telefon i markës “Nokia”

Nga veprimet e para proceduriale shtetasi Mario Isaj dyshohet të jetë ndihmuar për tu larguar nga vendngjarja, nga shtetasit rome, të identifikuar nga ana e policisë të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Më konkretisht:
1. E. M., 20 vjeç, banues në Tiranë.
2. K. K., 22 vjeç, banues në Tiranë.
3. F. S., 34 vjeç, banues në Tiranë.
4. F. A., 48 vjeç, banues në Tiranë (në qendrën e romëve)
Të gjithë shtetasve të sipërpërmendur i janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për Veprën Penale të “Vrasje në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 79/e-22-25 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY