VIDEO/ Rusia prezanton “super tankun”

VIDEO/ Rusia prezanton “super tankun”

42
0
Shares

Inteligjenca ushtarake britanike ka paralajmëruar së fundmi për një “super tank” të ri të Rusisë, që sipas tyre është superior me çdolloj gjëje tjetër që ka në dispozicion NATO.
Sipas “DailyMail”, që citon një dokument të inteligjencës, “Challenger II”, tanku kryesor britanik mund të ngelet prapa tankut të ri “Armata” të Rusisë.
Zyrtarët besojnë se ky tank i ri rus është “revolucionar” dhe fajësojnë qeverinë, që sipas tyre ka dështuar në kundërpërgjigje.
Rregullat aktuale thonë se nuk konsiderohet si i nevojshëm një tank i ri lufte, pasi artileritë e rënda nuk janë të nevojshme për t’u mbrojtur nga kërcënimi i mundshëm xhihadist, të cilët konsiderohen si të armatosur lehtë.
Sipas “DailyMail”, dokumenti në fjalë thotë: “Pa hiperbolë, Armata përbën hapin më revolucionar në ndryshimin e dizajnit të tankeve, në këtë gjysmë shekulli.”
Rusët e prezantuan tankun e tyre “Armata” në paradën e përvitshme “May Day”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY