Magazina e drogës në Rrëshen, të arrestuarit: Na lironi, punonim për bukën...

Magazina e drogës në Rrëshen, të arrestuarit: Na lironi, punonim për bukën e gojës

44
0
Shares

Njëmbëdhjetë nga 22 punëtoret e magazinës së drogës të cilët u arrestuan dy ditë me parë nga policia, kanë dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.
Njëri nga ata është edhe Gjovan Ndoj 47 vjeç, për të cilin gjykata dha vendimin detyrim paraqitje, ai tregon se varfëria dhe papunësia i kanë detyruar që të bëjnë këtë punë.
Alibia e grave dhe punëtorëve që janë ndaluar ishte se e dinin për sherbelë.
Siela Bulica është njëra nga gratë që punonte në magazinën e drogës. Ajo tregon se mendonte se po punonte në sherbelë e ndërsa rrëfen se shumë nga të afërmit e saj nisen të bënin këtë punë për shkak të varfërisë dhe papunësisë.
Familjaret e të arrestuarve kërkojnë nga gjykata që të lirohen të afërmit pasi nuk kanë kryer ndonjë krim por kanë punuar për bukën e gojës
“Isha pa punë dhe jetoja vetëm me përkrahje sociale, 40 mijë lekë. Atje ishte me normë”, shprehet Gjovan Ndoj.
Për 9 nga të arrestuarit gjykata vendosi detyrim paraqitje, ndërsa dy prej tyre kanë ngelur në burg.
Dy ditë më parë Policia sekuestroi 4.2 ton lëndë narkotike në një magazinë në dalje të qytetit të Rrëshenit ku dhe u arrestuan në flagrancë 22 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 9 shtetase. Ndërsa u shpall në kërkim shtetasi Kastriot Reçi, pronari i magazinës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY