Basha: Droga, dekriminalizimi dhe zgjedhjet, pengesë për negociatat

Basha: Droga, dekriminalizimi dhe zgjedhjet, pengesë për negociatat

47
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është skeptik për vendimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave.
Sipas tij, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lufta kundër drogës dhe zbatimi i ligjit për dekriminalizimin janë kthyer sot në pengesën numër një për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.
“Rama nuk është pjesë e zgjidhjes, por është pjesë e problemit, vetë problemi. Kthimin e Shqipërisë në hambar droge e ka projektin e tij politik për të prishur dhe kapur zgjedhjet e ardhshme. Këtë shqetësim që kemi ndarë sot me grupin parlamentar e në vijimësi me opinionin publik e kemi kthyer në qendër të betejës sonë politike brenda dhe jashtë Shqipërisë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, lufta kundër drogës dhe zbatimi i ligjit për dekriminalizimin janë kthyer sot në pengesën numër një për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit euriopian, në hapjen e negociatave për të anëtarësuar Shqipërinë në BE. Edhe te zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, edhe tek çështja e drogës dhe shndërrimit të Shqipërisë në një narko-republikë, edhe tek çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, faktori që i mban këto të treja të lidhura me njëra-tjetrën është kryeministri i vendit, Edi Rama. Pengesa kryesore për ecjen e Shqipërisë përpara është Edi Rama”, u shpreh Basha.
E ndërsa në media është shkruar se  kancelarja gjermane Angela Merkel do ta pres në Berlin, kryeministrin e Shqipërisë, më 28 nëntor, ku dhe do t’i kumtojë edhe lajmin se BE e fton Shqipërinë për të hapur negociatat për anëtarësim në bllok, Basha pati këtë koment.
“Arma e vetme e qeverisë dhe Edi Ramës është manipulimi i opinionit dhe manipulimi i qëndrimeve të komunitetit ndërkombëtar. Unë shpreh bindjen e thellë se qëndrimi i konsoliduar kombëtar dhe ndërkombëtar se Shqipëria nuk mund të ecë përpara pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa zbatuar ligjin për dekriminalizimin dhe pa një luftë të vendosur kundër drogës që është sot serumi i vetëm i një të sëmuri që po jep shpirt, që është qeveria e Edi Ramës, ky është një mesazh që rezonon dhe do të rezonojë në çdo komunikim serioz ndërkombëtar”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY