BB optimiste për punësimin në Shqipëri: Po përshpejtohet krijimi i vendeve të...

BB optimiste për punësimin në Shqipëri: Po përshpejtohet krijimi i vendeve të reja të punës

36
0
Shares

Në raportimin e saj të dhjetë për Europën Juglindore, Banka Botërore nënvizoi për Shqipërinë se rritja e qëndrueshme e aktivitetit ekonomik është reflektuar në përmirësimin e rezultateve të tregut të punës. Sipas BB, krijimi i vendeve të reja të punës u përshpejtua me 6.7% në terma vjetorë në tremujorin e dytë. Rritja e punësimit reflekton pjesërisht formalizimin e tregut të punës, në kuadër të luftës kundër informalitetit që qeveria ndërmori në fund të 2015-s.

“Rritja e punësimit u ndie kryesisht në tregun e shërbimeve dhe në industrinë përpunuese. Shkalla e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore, e cila ka pasur një tendencë në rritje që prej vitit 2014, u rrit me 2 pikë përqindje në të njëjtën periudhë. Papunësia ra me 15.5%, 0.7 pikë përqindje më e ulët sesa në të njëjtin tremujor të 2015-s”, raporton Banka Botërore. Pavarësisht rritjes në punësim, pagat reale kanë pësuar rënie për të tretin tremujor me radhë. Banka bën të ditur se, referuar rezultateve të anketës së tremujorit të biznesit, numri i të punësuarve u rrit me 10% në vit, ndërkohë që fondi i pagave u rrit me vetëm 5.3%.

Sipas ekspertëve të Bankës Botërore, tregu i punës së Shqipërisë ka pësuar njëfarë ndryshimi. Ka një tendencë në rritje të punësimit të të rinjve kryesisht te shërbimet, pra jo në sektorë tradicionalë. Nga ana tjetër, pagat vazhdojnë të mbeten në nivel të ulët.

Raporte të ndryshme ndërkombëtare e rendisin Shqipërinë ndër vendet me pagat më të ulëta. Pak kohë më parë, Observatori Financiar për Europën Qendrore publikoi studimin, sipas të cilit, pagat minimale neto në vende si Rusia, Ukraina, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja etj., janë deri në 5 apo 7 herë më të ulëta se ato të 15 vendeve të BE-së (struktura e vjetër e familjes europiane)…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY