FOTO/ Durrës, maqedonasi me precedentë penalë, lëvizte me dokumente false të Europolit

FOTO/ Durrës, maqedonasi me precedentë penalë, lëvizte me dokumente false të Europolit

378
0
Shares

Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi maqedonase dhe fillimin e procedimit penal në ngarkim të një tjetri.

Maqedonasit e ndaluar

pasaporte mk3Sipas policisë, mësohet se është ndaluar Zore Lozanovski, 45 vjeç, banues në qytetin e Manastirit, Bitol, Maqedoni.
Gjithashtu u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për Biliana Nancovska, 35 vjeçe, banuese në qytetin e Manastirit, Bitol, Maqedoni.
Sipas policisë, ndalimi i tyre u bë sepse, në lagjen Nr. 13, Durrës, 45-vjeçari në momentin që është ndaluar nga Punonjësit e Policisë të Rendit Publik ka paraqitur dokumente të ngjashme si të Europolit.
Në vijim në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar këtyre personave iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 1 pasaportë diplomatike me mbishkrimin Knights of Malta dhe disa karta me mbishkrimet “Europolice Fedaration”.
Dokumentet e mësipërme dyshohen që të jenë të falsifikuara.

Maqedonasi me precedentë penalë

pasaporte mk1Zore Lozanovski është person me precedentë penalë të mëparshëm po për të njëjtat vepra penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale, “Falsifikimi i dokumenteve”dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, në ngarkim të Zore Lozanovski parashikuar në nenet 186 dhe 189 të Kodit Penal dhe “Falsifikimi i dokumenteve” në ngarkim të Biliana Nancovska parashikuar në nenin 186 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY