Flamur Noka përgënjeshtron: Nuk kam goditur njeri, kreu i Policisë shpif

Flamur Noka përgënjeshtron: Nuk kam goditur njeri, kreu i Policisë shpif

44
0
Shares

Ish-ministri i Brendshëm, deputetit i PD-së Flamur Noka ka hedhur poshtë si të pavërtetë, akuzat për goditjen e një qytetari në Dibër. Sipas tij të gjitha çfarë janë thënë ndaj tij, janë shpifje nga kreu i Policisë së Dibrës, të cilin e ka akuzuar për parcelat me hashash.
“Asgjë nga kjo ngjarje nuk është e vërtetë. Ata janë në panik dhe në panik përpiqen të mashtrojnë qytetarët Ne jemi duke ndjekur procesin e  votimit që po shkon mjaft qetë”, deklaroi Noka
I pyetur për faktin se deklarata e policisë së Dibrës jep të dhëna për targën e makinës së tij, ndodhur në vendin ku ndodhi incidenti, Noka tha se “makina ime qarkullon gjatë gjithë kohës dhe unë nuk jam ndonjë njeri sekret. Ato targa i ka parë dhe i di kushdo. Unë po vazhdoj të lëvizë kudo për të kontribuar në fitoren e Sherefedin Shehut këtu”.
Më herët, burimet zyrtare nga Policia vendore thanë se, deputeti i PD-së, Flamur Noka dhe shoferi i tij kanë goditur dhe nxjerrë armët ndaj personit me inicialet D. I., në afërsi të shkollës së mesme Maqellarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY