Bebe Rexha “ndez flakë” Tiranën

Bebe Rexha “ndez flakë” Tiranën

49
0
Shares

Ashtu siç u kishte premtuar më herët fansave përmes rrjeteve sociale, Bebe Rexha ka ndezur Tiranën në koncertin e saj “live”, mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” të premten në mbrëmje.
Këngëtarja 26-vjeçare me origjinë shqiptare është pritur nga qindra fansa, të cilët kënduan bashkë me të hitet e saj më të njohura.
 Bebe Rexha performoi “Take me home” e veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar kuq e zi, ndërsa nuk harroi të përshëndeste fansat në gjuhën shqipe.
“Mirëmbrëma shqipe, jam në shtëpi. Ju dua shumë, faleminderit shumë. Unë jam shqiptare se unë jam dibrane dhe s’e di si i thoni në gjuhën letrare”, tha ajo.
“I can’t stop drinking about you” dhe “Hey mamma” ndezën edhe më shumë atmosferën në sheshin “Nënë Tereza”.
Krahas Bebe Rexhës, i ftuar special i mbrëmjes ishte edhe DJ me famë ndërkombëtare Fatboy Slim, i cili miksoi disa nga hitet e tij më të njohura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY