RUSI 2018/ Ja kur do të luhen minutat e mbetura të ndeshjes...

RUSI 2018/ Ja kur do të luhen minutat e mbetura të ndeshjes Shqipëri – Maqedoni

56
0
Shares

Delegatët e UEFA-s kanë vendosur që ndeshja Shqipëri – Maqedoni do të zhvillohet nesër në orën 14:00.
Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018 u ndërpre ditën e sotme në minutën e 77-të të takimit për shkak të reshjeve të dendura në qytetin e Shkodrës.
Ndeshja u ndërpre kur rezultati ishte 1-1. Për tanët shënoi Sadiku, në pjesën e parë me një supergol.
Menjëherë pas ndërprerjes së ndeshjes, zyrtarët e FIFA-s, UEFA-s si dhe përfaqësuesit e të dy skuadrave  janë mbledhur në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” për të diskutuar rreth mënyrës së si do të zhvillohen minutat e mbetura të takimit.
Rregullorja parashikon që në raste të tilla, kur ka ndërprerje të ndeshjeve për shkak të kushteve atmosferike, minutat e mbetura mund të zhvillohen brenda 24 orëve të ardhshme, nëse kushtet janë të përshtatshme.
Gjatë diskutimeve me zyrtarët e UEFA-s, Maqedonia kërkoi që ndeshja të luhet nesër (e martë) në orën 12:00, ndërsa Shqipëria në orën 16:00.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY