RUSI 2018/ Historike, Kosova merr pikën e parë, barazon në Finlandë 1...

RUSI 2018/ Historike, Kosova merr pikën e parë, barazon në Finlandë 1 – 1

56
0
Shares

Kosova debuton në mënyrë të shkëlqyer në kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Përfaqësuesja më e re në botë e drejtuar nga Albert Bunjaku ka arritur të marrë një barazim 1-1 në stadiumin “Veritas” të Finlandës përballë vendasve që nuk kanë asnjë të drejtë të jenë të lumtur nga ajo çfarë bënë sot në fushë.
Kosovarët dominuan ndeshjen në përgjithësi duke pasur më shumë iniciativë dhe duke qarkulluar më tepër topin. Mungesa e eksperiencës pati ndikimin e saj, por kjo nisje e mabrë jep shpresë për të ardhmen e këtij ekipi.

Pjesa e parë
Fillimi i takimit ishte i vrullshëm për Kosovën, teksa binte në sy dëshira e madhe e futbollistëve për të prodhuar një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë historike. Bernard Berisha dhe Milot Rashica ishin ata që merrnin iniciativën nga krahët, por finalizimi la për të dëshiruar.
Momenti më i mirë për Kosovën u shënua në minutën e 9 teksa Paqarada u fut bukur në zonë nga e majta duke dribluar një kundërshtar, por goditja e tij e fuqishme u ndal nga traversa. Më pas Finlanda filloi të merrte lojën në kontroll dhe në minutën e 17 një gabim i Rrahmanit nxori vetë për vetë përballë Ujkanit kapitenin Eremenko.
Portieri u tregua i vëmendshëm duke e çuar në goditje këndi gjuajtjen e tij. Nga kjo goditje këndi erdhi edhe goli i Finlandës. Krosimi në zonë krijoi një rrëmujë duke e nxjerrë Arajurin të vetëm përballë Ujkanit në qendër të zonës, dhe për futbollistin finlandez nuk ishte aspak e vështirë të shënonte.
Më pas Kosova provoi të reagonte, por pavarësisht qarkullimit të shumtë të topit, nuk patën qartësinë e duhur duke e mbyllur pjesën e parë në disavantazh.

Pjesa e dytë
Kosova e fillon sërish me shumë dëshirë, por edhe pse kontrollon topin nuk gjen dot hapësirat e nevojshme për të krijuar raste konkrete. Momenti kulmor vjen në minutën e 59 kur Bernard Berisha futet bukur në zonë dhe mbrojtësi Lam ndërhyn ndaj tij në mënyrë të parregullt.
Arbitri akordon penallti, e cila shndërrohet në gol nga mesfushori Valon Berisha. Goli i parë historik për ta. Më pas ritmi i lojës bie ndjeshëm, teksa Kosova mundohet të menaxhojë rezultatin, ndërsa Finlanda nuk ka forcë për të çarë përpara. Mbyllët kështu 1-1, një debutim mjaft i lumtur për Kosovën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY